Skandal i radhës: Një anëtar i Antikorrupsionit ka paguar qira 100 euro, ia kanë dhënë 350 euro

Komisioni Antikorrupsion nuk tregon se a janë ndërmarrë masa për konstatimin e parregullsive në punë të cilat janë konstatuar nga Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), por as nëse do të marrin masa konkrete kundër anëtarëve të Komisionit të cilët i kanë harxhuar paratë në mënyrë të panevojshme, njofton Portalb.mk.

Revizioni deri tek i cili ka arritur SDK, ka të bëjë me përbërjen e Komisionit në krye me kryetarin Igor Tanturovskin dhe anëtarët Faria Aliu, Goran Milenkov, Zhaklina Damçeska, Najdo Spasevski, Suzana Taskova-Axhikotareva dhe Sejdi Haliti, të cilët janë në Antikorrupsion që nga prilli i vitit 2015.

Pasi që raportet revizore të DAP-it kanë treguar se në vitin 2016, anëtarëve të Komisionit Antikorrupsion u janë paguar harxhimet e rrugës për të ardhur në punë, a pagesa është bërë në bazë të dëshmive jo të besueshme, disa nga anëtarët fare nuk kanë ardhur në punë, në përjashtim të seancave dhe kanë dorëzuar nga tre dëshmi për udhëtim për të njëjtën ditë. SDK, ka kërkuar përgjigje nga Komisioni Antikorrupsion, ndërkaq personi i cili është përgjegjës për marrëdhënie me opinionin nuk iu ka përgjigjur telefonatave.

Nuk janë marrë përgjigje në këto pyetje:

  • A janë ndërmarrë masa përkatëse, nëse po çfarë, pasi raportet e revizorit kanë konstatuar parregullsi në punën e Komisionit Antikorrupsion?
  • A mbani evidencë për prani të anëtarëve për orar të plotë të punës?
  • A po ndërmerren masa përkatëse për korrigjim të mjetet e harxhuara buxhetore në mënyrë të paarsyeshme në lidhje me përdorimin e veturës private për detyra zyrtare?
  • A është dorëzuar kërkesë në Kuvend për interpretim të vendimit me të cilin antikorrupsionerëve u paguhen harxhimet rrugore?
  • A po merren masa përkatëse për harxhimin jo të arsyeshme të mjeteve buxhetorenë bazë të asaj që janë treguar kilometra më shumë gjatë udhëtimit?
  • A do të kenë përgjegjësi dhe çfarë, anëtarët e Komisionit për parregullsitë e konstatuara dhe harxhimin jo të arsyeshëm të mjeteve buxhetore?

Përskaj këtyre parregullsive, raporti i revizorit si harxhim të paarsyeshëm të mjeteve buxhetore e thekson edhe harxhimin për dreka dhe darka të cilat anëtarët e komisionit i kanë bërë gjatë udhëtimeve jashtë vendit, por edhe harxhime për marrje me qira banesë.

Komisioni për Antikorrupsion, Foto: Portalb.mk

Më 13.07.2015, një anëtar i Komisionit për Antikorrpsion ka dorëzuar kërkesë deri te Komisioni për Çështje Banesore në Qeveri, për marrjen e të drejtës që të përfitojë kompensim me para për të paguar qiranë e një banese dhe harxhimet për shërbimet komunale. Më 22.09.2015 Komisioni i Qeverisë ka miratuar vendim për realizimin e të drejtës së kompensimit për qiranë dhe harxhimet komunale, por nuk e ka konstatuar lartësinë e kompensimit. Kështu që Komisioni Antikorrupsion ka miratuar vendim për marrje të banesës me qira me vlerë prej 250 euro në muaj, si dhe njëkohësisht i njëjti do t’ia paguaj edhe harxhimet komunale me vlerë prej 100 pra, pra gjithsej 350 euro.

Anëtari i Antikorrupsionit ka dorëzuar marrëveshje për qiranë, në të cilën thuhet se qiraja paguhet 6.000 denarë në muaj, ndërkaq të njëjtit Komisioni Antikorrupsion i ka paguar nga 250 euro në muaj, transmeton Portalb.mk.

“Për arsye se qiraja sipas marrëveshjes, është me vlerë prej 6.000 denarë ose 97.5 euro, del se dallimi nga kompensimi i konstatuar me vendim të Komisioni Antikorrupsion dhe shpenzimimi real për qiranë është harxhim i paarsyeshëm. Pas kontrollit të dokumenteve, konstatohet se pagesa në bazë të harxhimeve për qira nuk është reale, gjegjësisht janë paguar shumë më e madhe parash prej 168.818 denarë dhe të njëjtat paraqesin harxhim të paarsyeshëm të mjeteve”, thuhet në raportin e revizorëve të DAP-it.

Katër anëtarëve u është bërë pagesë e harxhimeve për ushqim nëpërmjet llogarive të treguara nga shërbimet hotelierike gjatë udhëtimit jashtë vendit, edhe pse për udhëtimin kanë marrë mëditje nga Komisioni Antikorrupsion. Në fakt, edhe pse kanë marrë mëditje me vlerë prej 50%, plus të paguar fjetjen, që do të thotë se mëditja i mbulon harxhimet për ushqim, anëtarët e Antikorrupsionit kanë mbledhur llogari nga restorantet dhe më pas u janë dhënë parë për të njëjtat, duke i trajtuar si harxhime zyrtare.

Në raport shkruan se ata para u janë paguar pa u dhënë shpjegim se për çfarë qëllimi janë harxhuar mjetet.

“Në disa raste është konstatuar edhe pagesa  e kompensimit për udhëtim zyrtar në bazë të llogarive të dyfishta, gjegjësisht për të njëjtin lloj të harxhimeve dy herë është kryer pagesa. Gjithashtu në dy raste është kryer edhe pagesa në udhëtim zyrtar me llogari në të cilat nuk mundet që të konstatohet se çfarë harxhimi është bërë. Në bazë të këtyre harxhimeve për ushqim në restorante dhe llogari të dyfishta nga 4 anëtarë të Antikorrupsionit, konstatohet se 42.514 denarë i kanë harxhuar në mënyrë të paarsyeshme”, thuhet në raportin e revizorit.

Antikorrupsioni “ikë” nga raporti pesëvjeçar për punën e paligjshme të funksionerëve shtetëror

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button