Protesta në Shkup: digjet flamuri i Shqipërisë dhe i Greqisë

Në protestën e djeshme që u mbajt në Shkup, kundër ligjit të gjuhëve dhe mundësisë së ndërrimit të emrit të Maqedonisë pas marrjes hov të diskutimeve ndërmjet krerëve shtetëror Maqedoni – Greqi, e organizuar nga Kongresi Botëror Maqedonas dhe komunitetit maqedonas në Evropë janë djegur flamuri i Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, transmeton Portalb.mk.

Krahas djegies së flamujve, siç njoftojnë nga MPB janë evidentuar edhe disa incidente të tjera, si gjuajtje me gur të një punonjësi të MPB-së dhe objektit të Qendrës Informuese të Bashkimit Evropian në Shkup.

Siç njoftojnë më tej nga MPB-ja në Parkun e Gruas janë gjetur edhe pesë shishe të qelqit të mbushura me lëndë djegëse, dhe për këto është arrestuar K.G. 24-vjeçar nga Shkupi i cili pas marrjes në pyetje është mbajtur në stacionin e policisë.

Djegia e flamurit të Greqisë: temë kryesore e mediave greke

“Protestë e nacionalistëve në Shkup – e kanë djegur flamurin grek”, “Shkupjanët radikalë kërkojnë ndërprerje urgjente të negociatave në KB”, “Shkupi: radikalizëm i nacionalistëve – linjat e kuqe nga Zaevi” janë pjesë e titujve me të cilat gazetarët grekë e kanë publikuar lajmin për protestën në Shkup.

“Shumë protestues kanë pasur flamuj me diellin e Verginës, ndërsa disa prej tyre e kanë djegur flamurin grek. Mes pjesëmarrësve ishin edhe mitropolitë nga kisha përçarëse ortodokse e IRJM-së, të cilët iu drejtuan popullit”, shkruan agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button