Kryetari i shtetit, Ivanov i detyroi gazetarët të nënshkruajnë certifikatë që të heshtin, akuzon SHGM

Kabineti i kryetarit të shtetit, Gjorgje Ivanov në fillim të janarit u ndau certifikata rreth 20 gazetarëve me të cilat ato u obliguan që të mos shpërndajnë informata që do kenë në lidhje me kryetarin dhe kabinetin e tij, tha kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani, transmeton Portalb.mk.

Gazetarët të cilëve u ndanë certifikatat u ftuan në brifing te kabineti i Ivanovit. Ato janë ftuar në grupe dhe u janë dhënë certifikatë që të nënshkruajnë pa e ditur se për çfarë bëhet fjalë.

“Me këtë certifikatë gazetarët obligohen që të mos shpërndajnë informata të caktuara në lidhje me kryetarin dhe kabinetin e tij, ndërsa nëse i shpërndajnë do të përgjigjen penalisht”, tha Selmani.

Sipas tij, ky akt i kabinetit të Ivanovit paraqet presion ndaj gazetarisë dhe i shndërron mediat në shërbyes të institucionit.

Gazetarët që e kanë nënshkruar kërkesën për certifikatën e kanë denoncuar në SHGM dhe më pas Shoqata u kontaktua me kabinetin e kryetarit për të marrë informata se për çfarë bëhet fjalë, por përgjigja e tyre është se asnjëherë nuk është mbajtur mbledhje e tillë.

“Gazetarët në atë moment nuk kanë pasur mundësi të konsultohen me redaksitë ose SHGM-në për domethënien e certifikatës, sepse në hyrje u janë marrë telefonat celular”, tha Selmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button