fbpx

Afrim Gashi u takua me Ziadin Selën, ja çfarë thanë (VIDEO)

Kryetari i njërit nga dy fraksionet e Lëvzijes BESA, Afrim Gashi, sot është takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në Tetovë, raporton Portalb.mk.

Në konferencën e përbashkët për shtyp lideri i ASH-së tha se ka për qëllim të bashkojë opozitën dhe intelektualët që në zgjedhjet e ardhshme të sjellin demokracinë te shqiptarët duke dërguar BDI-në në opozitë.

“Pata kënaqësisë të kem në takim Afrim Gashin, njërin nga eksponentët  e opozitës. U njoftova me lëvizjet që kanë ndodhur në Lëvizjen Besa që i kemi edhe të njohura dhe ne si Aleancë për Shqiptarët vlerësojmë se zhvillimet përbrenda opozitës shqiptare janë zhvillime brenda ndërgjegjes  të moralit të një populli. Folëm për atë se demokracia do të duhet të vijë edhe te ne shqiptarët ashtu siç shoqëria maqedonase e soli demokracinë brenda vetes. Duhet t’i mbledhin forcat dhe të gjejmë kapacitete të sjellim demokracinë dhe ndryshimin që nënkupton se në zgjedhjet e radhës përfundimisht do të duhet të shkojë BDI në opozitë dhe shumicën legjitimitetin ta merr opozita shqiptare. Uroj që të gjithë ne të bashkojmë partitë politike shqiptare që realisht nuk janë vetëm parti politike por janë dhe intelektual si dhe mediumet në mënyrë që të sjellim ndryshimin. Të sjellim të mirën dhe perspektivën dhe demokracinë. Vërehet qartë se qeveria e re ka tendenca për të amnistuar të gjitha politikanët shqiptarë që janë shndërruar në vegël të tyre dhe janë në sirtarët e sistemit të shtetit. Uroj që të gjejmë kapacitetit që në zgjedhjet e radhës opozitën të bëjmë një dhe të jemi fitimtarë të gjithë së bashku”. tha kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

Gashi nga ana tjetër tha se bashkëpunimi mes Besës dhe Aleancës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Qëllimet dhe tentimet tona për t’u bashkuar opozita kanë filluar edhe para se të formohet Besa, në shtator të vitit 2014 që të bëhemi një subjekt në  zgjedhjet parlamentare. Kjo kulmoi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe ai ishte një bashkëpunim i frytshëm për dy organizata tona politike. Unë si kryetar i ri i Lëvizjes Besa erdha edhe një herë ta rikonfirmoj se kjo organizatë politike e mban dorën shtrirë edhe me Aleancën për Shqiptarët edhe me subjektet tjera politike. Ky takim është edhe në vazhdën e takimeve që un dua t’i zhvilloj me të gjitha liderët politik në vend. Mendoj se dialogu mes partive shqiptare fillimisht por edhe me palën tjetër është i domosdoshëm sidomos në kohën kur zgjidhet çështja e emrit dhe Maqedonia po futet në NATO. Pa krijuar ura komunikimi futen në mes njerëz të tjerë që shpifin dhe na ndajnë neve dhe për atë ne duhet të komunikojmë më shpesh që kundërshtarët tanë mos përfitojnë nga mos-komunikimi ynë dhe fuqia politike. Mendoj edhe unë se në zgjedhjet e ardhshme që tha edhe zotëri Sela të jemi të bashkuar dhe të vjen demokracia edhe tek shqiptarët“ tha mes tjerash Gashi.

Gashi, i cili është kryetar i grupit kundër fraksionit të Bilall Kasamit, pas zgjedhjes ka kërkuar takime me liderët e partive parlamentare që të vendos komunikime direkte me krerët e partive, pasi që ashtu siç ka thënë, do të përpiqet që të krijojë bashkëpunim të hapur me liderët partiak.  “ Unë kamë dërguar ftesë tek të gjitha liderët dhe ashtu siç i pranojnë ftesat ata ,  dhe unë jam i gatshëm ti takojë të gjithë ,  dhe dëshira ime është që të takohem  me të gjithë liderët” tha Afrim Gashi kryetra i njërit krahë të Lëvizjes Besa.

Ziadin Sela në pyetjen se cilën e pranon si kryetra i Besës tha se  ai do të bashkëpunoj me të dy ndërsa nuk i tajon atij se kush do të jetë kryetar i lëvizjes Besa .“ Ne nuk jemi ata që përcaktojmë kryetarin e lëvizjes Besa dhe e drejta  e përzgjedhjes është e anëtarësisë së lëvizjes Besa , ne e kemi thënë  s ene do të jemi neutral dhe e kemi thënë dhe do të punojmë në drejtim të asaj që të gjen ë formë për të bashkëpunuar me njëri tjetrin , dhe në duhet të gjejë kapacitete që të kthejmë shpresën dhe optimizmin tek shqiptarët “ . “ Ne nuk përcaktohemi ne do të kemi bashkëpunim dhe me zori Bilall Kasami  ashtu siç do të kemi bashkëpunim dhe me zotëri Afrim Gashi  dhe ne do të jemi ata që edhe Aleanca edhe Bilall Kasami dhe Afrim Gashi  të jemi pjesë e një koalicioni ër të sjell ndryshime në shoqërinë shqiptare “ tha kryetari i ASH-së Ziadin Sela

Por në anën tjetër tha Afrim Gashi kryetra i njërit krahë të Lëvizjes Besa shprehi gatishmëri që të ulet me të gjithë liderët e partive politike duke mos përjashtuar asnjë duke than se nuk kërkon nga liderët politik ë të mbajnë anë  “Nuk kamë kërkuar që Sela të mbajë anë dhe kamë mirëkuptim të plotë  që të vazhdohet mirëkuptimi me të gjitha subjektet  dhe unë nuk jam këtu që liderët të marrin anë pasi ai është problem i yni i brendshëm de kur do të sqarohet do të behët i qartë për të gjithë “ tha Afrim Gashi kryetra i njërit krahë të Lëvizjes Besa

Të parët në agjendë për takime janë liderët opozitarë, ku përveç Selës, pritet të takohet edhe me Menduh Thaçin, ndërkaq pas tyre do të kërkojë takime edhe me liderët e BDI-së, Ali Ahmeti, kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Paralelisht, Gashi do të kërkojë edhe takime me përfaqësuesit e korit diplomatik.

“Duam që ta ngritim nivelin e komunikimit me liderët e partive. Do të kërkojë takime me kryetarët e partive. Liderët partiak edhe ashtu komunikojnë dhe takohen fshehtë, ne vlerësojmë se komunikimi duhet të jetë publik, në skenë të hapur. Me atë do ta relaksojmë skenën politike dhe ambientin publik”, ka deklaruar të hënën  Gashi.

Edhe pas zgjedhjes së Gashit për liderët të Lëvizjes BESA, krahu i tij, ngelet në pozitë se grupi i deputetëve ngelet i unifikuar, edhe pse dy deputetët, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli, e përkrahin Bilall Kasamin për kryetar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button