Gashi do të kërkojë takim me, Selën, Thaçin, Ahmetin, Zaevin dhe Mickoskin

Kryetari i ri i Lëvizjes BESA nga krahu të cilin ishin kundër Bilall Kasamit, Afrim Gashi, që sot do të kërkojë takime me liderët e partive parlametnare që të vendos komunikime direkte me krerët e partive, pasi që ashtu siç thotë për “Plusinfo”, do të përpiqet që të krijojë bashkëpunim të hapur me liderët partiak, njofton Portalb.mk.

Të parët në agjendë për takime janë liderët opozitarë të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërkaq pas tyre do të kërkojë takime edhe me liderët e BDI-së, Ali Ahmeti, kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Paralelisht, Gashi do të kërkojë edhe takime me përfaqësuesit e korit diplomatik.

“Duam që ta ngrisim nivelin e komunikimit me liderët e partive. Do të kërkojë takime me kryetarët e partive. Liderët partiak edhe ashtu komunikojnë dhe takohen fshehtë, ne vlerësojmë se komunikimi duhet të jetë publik, në skenë të hapur. Me atë do ta relaksojmë skenën politike dhe ambientin publik”, deklaroi Gashi.

Edhe pas zgjedhjes së Gashit për liderët të Lëvizjes BESA, krahu i tij, ngelet në pozitë se grupi i deputetëve ngelet i unifikuar, edhe pse dy deputetët, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli, e përkrahin Bilall Kasamin për kryetar.

“Grupi i deputetëve ngelet i njëjtë, edhe pse jo me dëshirën tonë, derisa dy deputetë nuk deklarohen se nuk i përkasin BESËS. E presim vendimin gjyqësor, pas së cilës do të jetë e qartë nëse krahu i Shkupit apo i Tetovës do ta mbajë emrin, logon dhe vulën e BESËS. Atëherë sipas të gjitha gjasave edhe deputetët do të ndahen”, thotë funksionar i lartë i partisë nga krahu i Shkupit për “Plusinfo”.

Nëse edhe zyrtarisht ndahet grupi i deputetëve, nga krahu i Shkupit nuk e hedhin poshtë mundësinë e bashkëpunimin me deputetët e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe Meral Uzeiri Ferati, në grup të ri parlamentar. Për atë, thonë nga krahu i Shkupit, duhet të bisedohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button