Maqedoni, ndryshime të shumta në punën e nëpunësve shtetëror

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dje shqyrtoi dhe miratoi “Strategjinë për reformën në administratën publike për vitin 2018-2022”. Sipas ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), Damjan Mançevski strategjia ka për qëllim që të sigurojë administratë efikase, produktive dhe profesionale e cila do të arrihet me notimin e nëpunësve shtetëror, departizimin e administratës, formimin e një portali të ri i cili do të ofrojë shërbime elektronike në nivel komunal dhe përpilimin dhe miratimin e një ligji të ri për pagat e nëpunësve shtetëror, njofton Portalb.mk.

“Qëllimi i strategjisë është që të sigurojë administratë efikase, produktive dhe profesionale. Strategjia përmban plan aksionar, indikatorë dhe buxhet adekuat. Në këtë mënyrë do t’i ikim praktikës së deritashme që këto strategji të mbeten vetëm një shkronjë në letër”, tha Mançevski.

Strategjia parasheh katër pika ose fusha:

1 . Krijimi dhe zhvillimi i politikave;
2. shërbim publik dhe menaxhim me resurset njerëzore;
3. përgjegjësi, transparencë, llogaridhënie dhe dhënie të shërbimeve dhe
4. përkrahje për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) për administratën.

Krahas përgatitjes profesionale dhe teknike të nëpunësve shtetëror, ministri Mançevski njoftoi se me strategjinë 2018/22 parashihet edhe plan për “depolitizim i administratës”, redefinohet edhe sistemi për notim të nëpunësve shtetërorë, çka do të krijohen kritere për avancim në vendin e punës në bazë të meritave. Kjo do të mundësojë që në të ardhmen ky sistem të lidhet edhe me sistemin e pagave.

“Notimi i nëpunësve shtetërorë do të bëhen nga ana e ekspertëve. Do të ketë edhe përfshirje të të gjitha palëve të involvuara në procesin e reformave të administratës publike si dhe do të ketë edhe vlerësim të mënyrës së zbatimit të strategjisë dhe efektet e planit aksional”, tha Mançevski.

Parashihet edhe redefinim i pagave dhe përpilim të një ligji të ri të pagave në sektorin publik.

“Kjo do të mundësojë që të kemi pagë të duhur për punën e caktuar”, tha Mançevski.

Gjithashtu po punohet edhe në një sistem të ri për të dhëna të hapura, ky nuk është vetëm portal (sistem elektronik), por sistem i gjerë, qasje strategjike, kulturë e re e hapjes ndaj të dhënave që parasheh përgatitje kuadrovike të të gjitha institucioneve.

Nga ky vit do të funksionojë edhe regjistri qendror elektronik i komunave ku do të kemi një portal të ri për shërbime elektronike, do të rritet numri i shërbimeve elektronike të cilët do të jenë të qasshëm deri te qytetarët. Institucione të reja do të kyçen në sistemin interoptabilitetit.

Mançevski gjithashtu njoftoi se me Këshillin për reforma në administratë nuk do të udhëheqë vetëm institucioni, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, por edhe institucionet e tjera.

“Me Këshillin për reforma do të udhëheqë kryeministri Zoran Zaev. MSHIA obligohet që të dorëzojë raport për planin aksionar deri te këshilli për reforma në administratë publike dhe Qeveria”, tha Mançevski.

Mançevski gjithashtu njoftoi se strategjia që u publikua sot mund të ndryshojë.

Shkurtimi dhe reformimi i administratës në Maqedoni, çfarë kërkon BE e çfarë bën Maqedonia?

 

Maqedoni, strategji katërvjeçare për reformat në administratë pa sistematizim të administratorëve!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button