fbpx

Prokuroria Publike do t’i kontrollojë edhe thirrjet telefonike në telefonat celular të Kalinës dhe Aleksandrit

Prokuroria Themelore Publike Shkup informon se është duke vepruar për zbardhjen e ngjarjes që ka ndodhur në majën e malit Kajmakçalan, në të cilin humbën jetën dy alpinistë maqedonas, transmeton Portalb.mk.

Prokurori kompetent publik dha urdhër te Sektori i Punëve të Brendshme Shkup që të bëjnë kontrolle në Federatën e Sporteve Malore të Maqedonisë në bazë të asaj se kur dhe si është organizuar ekspedita malore, cilat janë kushtet e nevojshme për organizimin e tillë dhe a janë plotësuar ato, si dhe rrethanat tjera.

Në të njëjtën kohë është dhënë urdhër që të bëhen kontrolle edhe në Shoqërinë malore “Transverzallec”- Shkup, aktet dhe vendimet e tyre në bazë të asaj në të cilat kushte organizohen ekspeditat malore, kushtet e nevojshme që duhet të plotësohen, si dhe rrethanat me të cilat është zbatuar ngjitja në Kajmakçalan.

Pas urdhrit të prokurorit kompetent duhet të sigurohen edhe listat e thirrjeve telefonike nga telefonat celularë të alpinistëve të ndjerë.

Ndryshe, Kalina Velevska (27) dhe Aleksander Minovski (35)  ndërruan jetë këtë muaj në majën e majën Kajmakçallan të malit Niçe. Sipas informatave që i kanë publikuar mediat greke, trupat e tyre janë gjetur në largësi prej 30 metrash. Në mal ata kanë qenë së bashku me një grup prej 50 vetave, por pas një kohe janë veçuar nga grupi. Sipas mediave greke, kushtet klimatike kanë qenë shumë të këqija – ka fryrë erë dhe ka pasur mjegull. Aksioni i shpëtimit ka filluar menjëherë t’i kërkojë pas denoncimit të alpinistëve tjerë pasi vërejtën se për një kohë Velevska dhe Minovski nuk janë në grupin e tyre.

Dy alpinist maqedonas humbën jetën në malin Kajmakçalan

Është publikuar video nga tërheqja e trupave të alpinistëve maqedonas që ndërruan jetë dje në mal

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button