Profesorët që e mbështesnin Gruevskin kërkojnë ndërprerje të bisedimeve për emrin

Më shumë se 200 intelektual maqedonas të cilët në periudhën e kaluar haptazi qëndruan prapa  ish kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, mes të cilëve Gorazd Rosoklija, Sollza Gërçeva, Violeta Açkovska, Zhidas Daskallovski, Biljana Vankovska, Gordana Silljanovska Davkova, Ratko Janev… kanë shkruar letër publike në të cilën kërkojnë nga liderët politik posaqërisht atyre në pushtet, që t’i ndërpresin bisedimet për emrin, informon Plusinfo, përcjell Portalb.mk.

Në letër ata paraljmërojnë se me insistimin për zgjidhjen urgjente të “çështjes së emrit”, direkt po nxitet pasiguri, frikë dhe konflit i mundshëm i brendshëm.

“Përderisa politikanët nga pushteti dhe opozita po pajtohen në këto konstatime, duhet të kenë pasrasysh se do të përballen me rezistencë të dhunshme dhe do të mbahen në mend si tradhëtar nga gjeneratat e ardhëshme të maqedonsave”, thuhet në letër.

Letra u përball me reagime të ashpra npër rrjetët sociale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button