Është kryer vjedhje në xhaminë Dardania në Tetovë

Dje rreth orës 8 në stacionin policor të Tetovës është denoncuar se është kryer vjedhje në xhaminë “Dardania”, në rrugën “29  nëntori” në Tetovë para pesë ditëve, njofton Portalb.mk.

Vjedhësit deri tani të panjohur, me siguri përmes dritares së podrumit kanë hyrë në xhami dhe kanë marrë një kositëse të barit dhe më pas duke mos i vërejtur askush kanë ikur nga objekti.  Pasuria që e kanë marrë në mënyrë joligjore kushton 6000 denarë.

Po merren masa për aktivitete për zbardhjen e rastit dhe zbulimin e personave që kanë vjedhur.

LEXO: Është kryer vjedhje në një xhami në Reçicë të Vogël të Tetovës

LEXO: Është vjedhur edhe Xhamia e Larme në Tetovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button