Zaev: Ky është emri i ri i aeroportit të Shkupit

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev bëri me dije se Qeveria në kuadër të seancës së sotme e vendosi emrin e ri të aeroportit të Shkupit. Aeroporti do ta merr emrin e ri “Aeroporti ndërkombëtar Shkup” dhe do të hiqet emri i deritanishëm “Aleksandri i Madh”, njofton Portalb.mk. 

Gjithashtu, në kuadër të kësaj seance u pranua vendimi i mëhershëm për ri-emërtim të autostradës E-75 e cila lidh Maqedoninë me Greqinë, me emrin “Miqësia”.

Dy emërtimet kanë të bëjnë me masat që Maqedonia i merr për të ndërtuar miqësi me Greqinë dhe për të zgjidhur kontestin e emrit.

Zaev-Cipras: Maqedonia do ta ndryshojë emrin e aeroportit dhe autostradës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button