Qeveria do ta mbajë mbledhjen e 53-të, do të bisedohet edhe për integrimin në BE dhe NATO

 Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë mbledhjen e 53-të, në rend dite të së cilës janë 73 pika.

Në mbledhje, si para pika do të shqyrtohen gjendjet dhe përparimi në procesin e integrimit evropian, shfrytëzimi dhe implementimi i fondeve nga BE-ja, Statusi i realizimit të prioriteteve të RM-së për hyrje në NATO dhe Statusi i realizimit të Marrëveshjes kornizë.

Para anëtarëve të Qeverisë do të gjenden edhe Programi vjetor investues i NP HC “Zletovica” Probishtip për vitin 2018, me Propozim-vendim, Plani financiar dhe Programi vjetor për punë i Agjencisë për Nxitje të Zhvillimit të Bujqësisë për vitin 2018, me Propozim-vendim, Programi për punë dhe plan financiar të Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, me Propozim-vendim, Propozim-plani i aksionit për vendosje të sistemit elektronik për këmbim të dokumentacionit të nevojshëm për nevojat e tatimeve të pronës dhe punës financiare të komunave.

Para anëtarëve të Qeverisë do të gjendet edhe Llogaria vjetore, raportet financiare dhe raporti nga udhëheqësia e NP Radiodifuzioni i Maqedonisë për vitin 2016, Raporti për punën e NP Radiodifuzioni i Maqedonisë për periudhën prej 01.01 deri më 31.12.2016, Raporti nga Revizori i Pavarur prej vitit 2016, me propozim-vendime, si dhe Informata për realizimin e Planit të aksionit për vendosjen e tregut të organizuar të energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë.

Në rend dite janë edhe disa informata, mes të cilave edhe Informata për mundësinë për ndryshim të Ligjit për marrëdhëniet e punës në drejtim të shkurtimit apo eliminimit të obligimit për shpallje të konkursit për punësim, si dhe Informata për ndërtimin e qendrës për fëmijë me autizëm në Shkup.

Deri në fillimin e mbledhjes, siç thonë nga shërbimi qeveritar për shtyp, rendi i ditës i nënshtrohet ndryshimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button