KH: Nuk janë shkelur ligjet gjatë arrestimit të deputetëve

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut nuk ka konstatuar shkelje të procedurave sipas Kushtetutës dhe ligjeve, në lidhje me arrestimin dhe paraburgimin e gjashtë deputetëve të dyshuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, njofton Portalb.mk.

Kjo, ashtu siç informojnë nga KH, është konstatuar pas zbatimit të procedurës për ankesën e dorëzuar nga deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE për arrestimin dhe paraburgimin e kolegëve të tyre.

“Në pajtueshmëri me kompetencat, KH është drejtuar deri te Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Gjykatës Themelore Shkupi 1. Në lidhje me procedurën për shqiptimin e masës së paraburgimit për grupin e deputetëve – dorëzues të ankesës, Komiteti ka konstatuar se procedura e cila rregullohet me Kushtetutën e Maqedonisë, me Rregulloren e Kuvendit dhe ligjit për procedurë penale në lidhje me shqiptimin e masës së paraburgimit dhe marrjen e imunitetit të deputetëve është respektuar nga ana e institucioneve kompetente”, qëndron në kumtesë.

Nga atje theksojnë se Komiteti nuk ka mundur “të konstatojë nëse deputetëve në mënyrë të pabazë u janë vendosur prangat me qëllim që ata të nënvlerësohen dhe poshtërohen”.

Arrestimi i deputetëve për 27-prillin, kryetari i Gjykatës: nuk është i jashtëligjshëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button