Përfundimisht Gjykata lejoi që Gruevski të incizohet në bankën e të akuzuarit (VIDEO)

Në Gjykatën Penale të Shkupit ka filluar gjykimi për shkatërrimin e kompleksit banesor “Kosmos”. Edhe pse pala mbrojtjes kërkuan që të mos i incizojnë të akuzuarit, megjithatë Gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën e tyre dhe i ka lejuar mediat që të futen brenda për të marrë inserte nga seanca, njofton Portalb.mk.

Avokati Dimitar Dangov kërkoi që të mos shkruhet ajo që flitet në gjykim, gjegjësisht të mos bëhet procesverbal stenografik pasi që gjykimi po incizohet. Sipas palës mbrojtëse, kamerat që incizojnë është për dasma. Megjithatë, gjykatësi Ognen Stavrev, tha se nuk ka pengesa për mbajtjen e gjykimit dhe kërkoi që të filloi me fjalët hyrëse.

Në këtë lëndë, i akuzuar i parë është ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Përveç tij, të akuzuar janë edhe gjashtë persona të tjerë: ish ministri i Transportit, Mile Janakieski, ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, inspektorja ndërtimtare nga Gazi Baba dhe tre anëtarë të Komisionit Komunal për Furnizime. Hetimi i udhëhequr me emrin e koduar “TNT” u hap në prill të vitit 2016, ndërkaq në verën e 2017-tës, Prokuroria Speciale ngriti akuzë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button