Tirana zyrtare reagoi ndaj mbishkrimit “Vdekje për shqiptarët” në Manastir të Maqedonisë

Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme e Shqipërisë sot ka reaguar ndaj mbishkrimit “Vdekje për shqiptarët” që u shkrua në Manastir të Maqedonisë dhe të njëjti e cilëson si përpjekje për të mbjellur urrejte mes komuniteteve, njofton Portalb.mk.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve. Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve. MEPJ u kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë dhe të venë para përgjegjesisë autorët e këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin”, thanë nga MEPJ-ja.

Përndryshe, dje publiku në Maqedoni u ndesh me një fotografi, në të cilën shihej një ndërtesë ku shkruante “Smrt za shiptari” dhe “Vdekje për shqiptarët” në gjuhën shqipe dhe maqedonase, a kurse në anën e djathtë të kësaj fjalie, në po të njëjtën hapësirë shkruane vetëm në gjuhën maqedonase, “Zakon si e zakon” që në shqip ka kuptimin “Ligji është ligj”, që përcjell mesazh ndaj miratimit të ligjit të gjuhëve në Maqedoni që siguron përdorimin e gjërë të gjuhës shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button