Ministria e Arsimit dhe Shkencës e përkrah fushatën #TaniTregoj, fton të paraqiten rastet

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) i inkurajon të gjithë nxënësit dhe studentët që të paraqesin tentim ose raste të ngacmimeve seksuale në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, por edhe mësimdhënësit gjithashtu duhet të denoncojnë nëse shohim ose i vërejnë gjërat e tilla me qëllim që t’i mbrojnë ata, njofton Portalb.mk.

“Dhuna dhe ngacmimi seksual në institucionet arsimore është një çështje që i prek të gjithë: nxënësit, studentët, arsimtarët, prindërit dhe familjet, bashkësinë arsimore dhe shoqërinë”, thonë nga Ministria.

Arsimtari/profesori duhet të paraqet shembull në sjellje për nxënësit ose studentët e tij dhe për këtë shkak në mënyrë të ashpër do t’i dënojmë veprat e tilla të punës joetike.

  • TaniTregoj i inkurajon të gjithë viktimat e ngacmimit seksual t’i shprehin përvojat e tyre traumatike dhe ta ngrenë vetëdijen për këtë çështje.
  • TaniTregoj për t’i zhdukur tabutë në arsim dhe për shëndet më të mirë seksual.

Ndryshe, para disa ditëve në rrjetet sociale u përhap kampanja me shënimet #сегакажувам dhe #TaniTregoj, e inicuar nga aktivistë të panjohur.

Pas mega skandalit të regjisorit të njohur Vajnshtajn i cili me vite ka shqetësuar dhe këqëpërdorur gratë seksualisht, për të cilin shkruheshte vazhdimisht nëpër media, u paraqit nevoja për parashtrimin e pyetjes nëse edhe tek ne ka raste të tilla që duhet të bëhen publike.

Viktimat e çfarëdo lloji të dhunës e kanë të vështirë të vendosim që ta ndjanë me dikë historinë e tyre, e aq më pak atë ta bëjnë publikisht. Por, nisma #MeToo arriti të zbulojë shumë keqtrajtime dhe abuzime seksuale që u kanë ndodhur aktoreve të njohura në Hollywood

LEXO: #TaniTregoj- fushatë për JO të zëshme kundër abuzimit seksual në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button