#TaniTregoj- fushatë për JO të zëshme kundër abuzimit seksual në Maqedoni

Në rrjetet sociale sot u përhap kampanja me shënimet #сегакажувам dhe #TaniTregoj, e inicuar nga aktivistë të panjohur.

Pas mega skandalit të regjisorit të njohur Vajnshtajn i cili me vite ka shqetësuar dhe këqëpërdorur gratë seksualisht, për të cilin shkruheshte vazhdimisht nëpër media, u paraqit nevoja për parashtrimin e pyetjes nëse edhe tek ne ka raste të tilla që duhet të bëhen publike.

Viktimat e çfarëdo lloji të dhunës e kanë të vështirë të vendosim që ta ndjanë me dikë historinë e tyre, e aq më pak atë ta bëjnë publikisht. Por, nisma #MeToo arriti të zbulojë shumë keqtrajtime dhe abuzime seksuale që u kanë ndodhur aktoreve të njohura në Hollywood, përcjell Portalb.mk.

Akoma nuk janë zbuluar emra konkret nga historitë e ndara deri më tani, por është një fillim i mbarë që heshtja të merr fund.

Të gjithë që duan të japin kontributin për këtë problematikë, mund ta ndajnë hiostorinë e tyre duke i shrytëzuar shënimet #сегакажувам dhe  #TaniTregoj.

Është koha që gjërat të quhen me emrin e vërtetë, të njihen në të vërtetë dhe të fillojnë sistematikisht të ndryshojnë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button