A pritet ndryshimi i emrit të aeroportit Aleksandri i Madh dhe shtetit Maqedonia? Deklarohet Qeveria e Maqedonisë

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski i pyetur për mundësinë e ndryshimit të emrit të aeroportit Aleksandri i Madh dhe shtetit Maqedonia gjatë negociatave për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi në procesin e integrimit në NATO, ka thënë se meqë negociatat po zhvillohen nën patronat të OKB-së, nuk do të nxirren në ankand emra potencial, njofton Portalb.mk.

Mile Boshnjakovski
Mile Boshnjakovski

“Negociatat po zhvillohen nën patronatin e Kombeve të Bashkuara, me ndërmjetësim të Metju Nimic. Procesi është publik dhe transparent. Gjithnjë derisa nuk ka diçka konkrete dhe specifike, nuk do të nxjerrim në ankand emra potencial”, theksoi Boshnjakovski.

Sa i takon emrit të aeroportit “Aleksandri i Madh”, Boshnjakovski deklaroi se po punohet në drejtim të përshtatjes së qëndrimeve sipas agjendës euroatlantike.

“Po punojmë në ndërtimin e masave të besimit. Gjithçka që ndodhi gjatë periudhës së kaluar është në atë drejtim. Qeveria e Maqedonisë pret që të gjitha vendimet e ardhshme të jenë në pajtueshmëri nga të dy shtetet, duke projektuar dinamikën e paraparë të proceseve integruese euroatlantike të Maqedonisë”, tha Boshnjakovski.

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për televizionin grek “Alfa”, duke folur për rrethanat e reja të zgjidhjes së çështjes së emrit Maqedoni – Greqi ka folur edhe për atë se çfarë e dallon atë nga kryeministri paraprak i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Televizioni “Alfa” ka raportuar se Zoran Zaev dallon nga Gruevski në çështjen e Aleksandrit të Madh.

Dhe në sajë të tërë këtyre zhvillimeve në procesin euro-atlantik të Maqedonisë, sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg më 17 dhe 18 janar do të vijë në Maqedoni. Nikoqir i Stoltenbergut do të jetë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Krahas me Zaevin, Stoltenberg parasheh të realizojë edhe takime të tjera. Ky takim i Stoltenbergu vjen pasi që filloi rrethi i ri i bisedimeve me ndërmjetësuesin e çështjes së emrit Maqedoni – Greqi në Njujork, Metju Nimic ku sipas ekspertëve pritet që të fillojnë bisedimet thelbësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button