Pas dorëheqjes së Sejdiut, flet Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dalë nga mbledhja e kryesisë së Vetëvendosjes që ka filluar në orën 13:00.

Ai para mediave ka thënë se ky takim është i zakonshëm dhe se brenda takimit është diskutuar lidhur me dorëheqjen e Visar Ymerit nga pozita e të parit në parti.

Ahmeti nuk ka dashur të komentojë lidhur me dorëheqjen e nënkryetarit të partisë, Dardan Sejdiu nga të gjitha pozitat udhëheqëse në parti, njofton Klan Kosova.  Ai ka thënë se për këtë gjë duhet të pyetet Dardan Sejdiu derisa ka shtuar se edhe ai nuk i di arsyet dhe po shkon t’i mësojë ato.

LEXO: Çfarë po ndodh me Vetëvendosjen? Pas Visar Ymerit jep dorëheqjen dhe nënkryetari Sejdiu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button