Çfarë po ndodh me Vetëvendosjen? Pas Visar Ymerit jep dorëheqjen dhe nënkryetari Sejdiu

Nënkryetari Dardan Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje.

Mbledhja e kryesise se VV-se po vazhdon.

Në mbledhje janë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Dukagjin Gorani.

Ky takim i kryesisë është i pari pas dorëheqjes së kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri nga të gjitha funksionet në parti.

Përplasjet e para në Vetëvendosje nisën të dalin në pah pas publikimit të bisedave private mes disa deputetëve të Vetëvendosjes në rrjete sociale, ku deputeja Aida Dërguti kishte ofenduar Albin Kurtin. Pas kësaj, Aida Dërguti kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda partisë.

Pas të gjitha përplasjeve që shpërthyen, Lëvizja Vetëvendosje në muajin dhjetor shpalli zgjedhjet e brendshme për kryetar të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button