Remenski: Ivanov nuk është kryetar i të gjithëve

“Ivanov nuk është president i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, kështu vlerësoi deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Frosina Remenski pasi që presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov përfundoi fjalimin vjetor në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Krahas kësaj, deputetja Frosina Remenski fjalimin e presidentit Ivanov e quajti si fjalim partiak të turpshëm me çka e cilësoi si një ndër shkaktarët kryesor të terrorit të 27-prillit.

“Ivanov nuk po arrin të dalë nga vetja dhe të sjell kontribut në tejkalimin e konflikteve. Fjalim partiak i turpshëm. Dhjetë vjet Ivanov për asgjë nuk e ngriti zërin. As për rastet e montuara, as për korrupsionin, as për ndjekjen e individëve që mendojnë ndryshe nga ai, vjedhjet masive, problemet ekologjike,… As për rastin e 24 dhjetorit të 2014-s dhe më së paku për vrasjet e porositura më 27 prill. Në vend se të flet për arsyet, ndër të cilat është edhe ai, ai përpiqet të hedhë njollë në tentimet e qeverisë për zhvillim të raporteve të mira ndërfqinjësorë ”, tha Remenski.

LEXO: Presidenti Ivanov sulmoi mediat, kërkoi lirim të të dyshuarve për terrorin e 27-prillit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button