Ambasadori francez: Do jemi të kënaqur të dënohen fajtorët për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Parlament

Ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie në një intervistë dhënë për Art Channel është shprehur se me realizimin e dy cikleve zgjedhore demokratike, parlamentare dhe lokale, Maqedonia ka dalë nga pozita negative dhe gjendet në pozitë pozitive, njofton Portalb.mk.

“Ka zhvillime pozitive dhe po shohim që gjithçka ka filluar të vendoset në vendin e duhur. Situata në Maqedoni është e përzier dhe në duart e qytetarëve të saj si dhe politikanëve, ata mund të llogarisin në mbështetjen tonë” tha ai duke cituar presidentin francez Emanuel Makron se “konstruksioni Evropian nuk ka përfunduar përderisa Ballkani Perëndimor nuk është në të” prandaj sipas tij “ duhet një Maqedoni e bashkuar dhe stabile në rrugëtim drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.

Në lidhje me pyetjen se sa është i kënaqur nga nxjerrja para drejtësisë së fajtorëve të ngjarjes së përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë ai tha se i ka ndjekur ngjarjet nga afër dhe e ka parë se ka ndodhur diçka shumë serioze në nivel të shtetit pasi që përgjegjësia e parë ishte të mbrohen deputetët por masat nuk u morën në kohë të duhur.

“Do jemi të kënaqur përderisa do të zbardhet kjo çështje, gjë që nuk është bërë deri më tani, në nivel të përgjegjësisë të disave dhe kuptohet dënimi i disa aktiviteteve që nuk janë të pranueshme në kuadër të një demokracie që është në rrugëtimin drejtë Bashkimit Evropian, thjeshtë është më se e qartë se duhet të vendoset një hierarki për përgjegjësitë dhe normalisht të marrim parasysh çështjet e pafajësisë nëse ato ekzistojnë si dhe imunitetin”, u shpreh Timonie.

NË intervistë tregon edhe pse dështoi nisma për dialogun mes partive politike “Zhan Mone” në Paris duke vënë në spikamë nevojën e patjetërsueshme të dialogut pozitë-opozitë për të zbatuar reformat e nevojshme për aderim në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button