Propozim ligji për nëpunës administrativ mori mbështetje nga Kuvendi

Propozim ligji për nëpunës administrativ në lexim të parë, pasdite mori mbështetje nga Kuvendi në kuadër të seancës së 27-të.

Me ndryshimet e propozuara të ligjit për nëpunës administrativ, mundësohet verifikim i diturisë për njohje të gjuhës së huaj gjatë punësimit në administratë të jetë në ngarkesë së shtetit dhe të hiqen dënimet nga vlerësimi në administratë publike, e cila, sipas ministrit dikasterial Damjan Mançevski, ka qenë një nga mekanizmat që shpesh është shfrytëzuar për presione politike.

“Me këtë japim porosi se presionet në administratë kanë përfunduar dhe se absolutisht nuk ka pasur për qëllim të merremi me revanshizëm politik”, tha Mançevski.

Shtoi se me ndryshimet ligjore do të mundësohet edhe përparim i kuadrit udhëheqës në administratë. Është konstatuar se ka punësim të tepërt në nivele të larta të administratës, por mungesë të madhe të kuadrit udhëheqës.

“Tani mundësohet në kuadër të një kategorie të vendeve të punës një kandidat i caktuar të avancohet, maksimum për tre vende, por, kjo nuk vlen për degradim. Nuk mendojmë ta shfrytëzojmë këtë si mjet për presion politik ndaj administratës”, potencoi Mançevski.

Në seancë u miratuan në lexim të parë edhe propozim ndryshime të ligjeve për inspektimin administrativ, për mbikëqyrje inspektuese, për themelimin e komisionit shtetëror për vendosje në procedurën administrative dhe procedurën nga marrëdhënia e punës në shkallë të parë, për material të arkivit, për komunikime elektronike, për formimin e rrjetit hulumtues akademik të Maqedonisë.

Si të pranueshme u vlerësuan dhe propozim-ligjet për ndryshim të ligjeve për kulturë, për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe për veprim filmik, pas çka kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndali punën lidhur me seancën e 27-të. Vazhdimi do të caktohet në mënyrë shtesë.

Pikat në vijim të rendit të ditës të seancës janë propozimet për zgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë dhe Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve në lexim të dytë.

Paraprakisht në seancën kuvendore, u votuan katër anëtarë të rinj të qeverisë me çka është kompletuar përbërja e saj. Gjithashtu, propozim-ligji për amnisti kaloi në lexim të parë në Kuvend, do të lirojë 670 persona dhe 3,097 të tjerëve do t’ua zvogëlojë dënimin.  

LEXO MË SHUMË: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button