Brukseli nuk është “naiv”, Maqedonisë i kërkohen reforma të mëdha në gjyqësor, DSK dhe administratë

Vizita e eurokomesarit Johanes Han në Shkup dhe deklaratat e tija se “nuk është naiv”, “Maqedonia duhet të fokusohet në çështje më urgjente dhe jo në ligjin e gjuhëve” dhe se “duhet të ndërmerren hapa konkrete ashtu siç ka kërkuar KE dhe Pribe”, sipas njohësve të çështjeve evropiane të cilët komentuan për Portalb.mkSimonida Kacarska dhe Goran Llazarov nënkupton rritje e trysninë nga Bashkimi Evropian për realizim të premtimeve që i bëri Maqedonia në rrugën drejtë euro-integrimeve.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Fondacionit “Shoqëri e Hapur Maqedoni”, Fani Karanfillova Panovska vlerësoi se mungesa e reformave në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim krijon pasiguri te qytetarët se të njëjtët edhe më tej përgjohen.

Simonida Kacarska
Simonida Kacarska, Instituti për Politikë Evropiane

Sipas pjesëtares së Institutit për Politikë Evropiane, Simonida Kacarska nga Johanes Han u kërkuar që Maqedonia të fokusohet në reformat në gjyqësor, administratë publike dhe në polici.

“Vizita e Johanes Han definitivisht ka për qëllim të nxisë realizimin e Planit 3-6-9 pasi që kaluan gjashtë muaj që kur u formua qeveria e re kurse ndërkohë u mbajtën zgjedhje lokale. Është e pritshme se do të rritet trysnia nga Komisioni Evropian për realizim të premtimeve. Për shkak të kësaj është e nevojshme që të fokusohemi në masat e parapara për reforma në gjyqësor, administratë publike dhe në atë të forcave të sigurisë si probleme kyçe të kërkuara në raporton e Pribe-së”, tha Kacarska.

Meqë Han e cilësoi si “jo urgjent” ligjin e gjuhëve në Maqedoni, sipas Simonida Kacarskës deklarata nënkupton se: “Ligji i gjuhëve për të cilin u shpenzua shumë energji nuk është pjesë e atyre prioriteteve edhe pse ka rëndësi të veçantë politike. Sërish nuk duhet të harrojmë se Qeveria duhet të përkrah realizimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe të punojë në drejtim të kohezionit social në Maqedoni”, tha ajo.

Ndërkaq, pjesëtari i Qendrës për Strategji Evropiane “Evrothink”, Goran Llazarov, deklaratat e Johanes Han nuk i sheh si kritika por si një rekomandim i lehtë.

Goran Llazarov
Goran Llazarov, Qendra për Strategji Evropiane “Evrothink”

“Deklaratat e tilla të Johanes Han nuk mund të cilësohen vetëm si kritikë por një rekomandim i lehtë se në çfarë duhet të bazohet Maqedonia. E dimë se Maqedonia në periudhën paraprake mori një rekomandim të kushtëzuar kurse periudhën që vjen pason një mundësi që ai rekomandim i kushtëzuar të heqet dhe që më në fund të hapen edhe bisedimet për integrim. Ky lloj i kritikave është i mirëseardhur, në dobi dhe interes të asaj se ndaj cilave çështje duhet të fokusohet Maqedonia”, tha Llazarov.

Hapat konkrete të cilat duhet të ndërmerren nga Maqedonia” të deklaruara nga Johanes Han për Goran Llazarovin nënkuptojnë reformat që duhet të ndërmerren në gjyqësor dhe polici.

“Aty u mendua në reformat në gjyqësor dhe polici të cilat u theksuan në raportin e Pribesë dhe Komisionin Evropian si reforma kyçe nëse duam të përparojmë në të ardhmen dhe të marrim një rekomandim të pakushtëzuar”, tha Llazarov.

Kurse sa i takon deklaratën “se unë nuk jam naiv” ai vlerëson se Johanes Han me të nuk deshi të tregojë se Maqedonia ka ndërmarrë ndonjë hap të gabuar, por se deshi të këshillojë se ne kemi humbur shumë kohë dhe se ky kilometër i fundit duhet të kalojë ashtu siç ka qenë e paraparë që kur morëm rekomandimin e kushtëzuar”, tha Llazarov.

Mosreformimi i DSK-së krijon pasiguri te qytetarët e Maqedonisë

Në Maqedoni pritet miratimi i ndryshimit të ligjit të ndjekjes së komunikimeve i cili do të jetë gati në fund të 2017-s me anë të së cilit parashihet që DSK të bëjë trasferimin e bisedës, por jo edhe të regjistrojë të njëjtat duke krijuar mundësinë që të përgjojë sërish nëpërmjet operatorëvesipas drejtoreshës së Fondacionit “Shoqëri e Hapur- Maqedoni”, Fani Karanfillova Panovska kjo nuk jep përshtypjen se qytetarët e Maqedonisë nuk përgjohen.

Fani Karanfilova-Panovska, drejtoreshë e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” në Maqedoni
Fani Karanfilova-Panovska, drejtoreshë e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” në Maqedoni

Panovska theksoi se në shtator Raporti i Pribe-së tregoi se ne nuk kemi përparim në planin e kontrollit të sistemit të telekomunikacionit.

“Nuk kam asnjë garanci sa i takon asaj se në raport thuhet se plani i kontrollit të sistemit të telekomunikacioneve nuk ka asnjë përparim. Nuk kam asnjë arsye të besoj se ajo është ndërprerë. Ndoshta është, por nuk kam aso përshtypjesh nga asnjëri material dhe dokument i shkruar nga ajo se si rrjedhin punët. Nga vetë fakti se MPB që nga fillimi ka ngritur iniciativë për ligj të ri të Agjencisë Operative e cila do të duhet të marrë nën dirigjim këtë pjesë të DSK-së nga ana tjetër tregon se atje vendosja dhe qasja ndaj informatat dhe sistemi i telekomunikacionit nuk ka ndryshuar”, tha Panovska të mërkurën në konferencën ndërkombëtare “E-shoqëri.mk”.

Ajo theksoi se ndryshimet ligjore janë vetëm instrument por baza është serioze dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur do të vazhdojë të thirret dhe të përkrah organizatat joqeveritare që të ndjekin seriozisht procesin e përpilimit dhe realizimit të reformave të siç tha ajo, pakos së madhe të reformave.

Ndërkohë Qeveria e Maqedonisë ka formuar grup për reforma në DSK, ku si kryetar është emëruar agjenti, Siljan Avramovski, me emrin e të cilit lidhen një sërë skandalesh gjatë karrierës së tij. Përfshirja e Siljanovskit në afera të dyshimta daton që nga viti 1996, ku në tetor të po këtij viti, kishte helmim masiv të nxënësve në Tetovë, ndërkaq në opinion ka pasur akuza dhe dyshime për përfshirje të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror në këtë rast për qëllime politike, ku pjesë e të cilës ka  qenë edhe Siljanovski, në pozitën e drejtorit për Punë Operative në Sigurinë Shtetërore.

Përndryshe, pas vizitës së Johanes Han mediat njoftuan se Komisioni Evropian mban qëndrimin se Qeveria e Maqedonisë është duke harxhuar shumë energji në marrëdhëniet me opinionin në vend që të fokusohet te reformat. Ata presin rezultate nga reformat deri në mes të janarit të vitit të ardhshëm duke kërkuar rezultate konkrete në reformimin e policisë sekrete. Në dokument thuhet se përbërja e Këshillit Gjyqësor vështirë do të zgjidhet dhe se për të nevojiten edhe ndryshime kushtetuese.

Mes tjerash, në dokument shkruan edhe se në mënyrë aktive do të bëhet lobi që të përmbushet kërkesa e kryeministrit Zoran Zaev, që në dhjetor të takohet me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker.

Ndryshe, eurokomesari Johanes Han të hënën dhe të martën ishte për vizitë në Shkup gjatë së cilës u takua me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministrin e Drejtësisë, Bilen Saliji, ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe atë të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Të gjitha këto ministri janë të përfshira edhe në raportin e Rejnhard Pribesë dhe Komisionit Evropian duke u bërë pjesë e reformave që duhet të realizohen për marrjen e një rekomandimi të pakushtëzuar të Maqedonisë për nisjen e bisedimeve të marrjes së datës nga Bashkimi Evropian.

LEXO: Eurokomesari Han u takua edhe me Xhaferin, Selën dhe Ahmetin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button