U miratua vendimi për ekstradimin e Grujovskit dhe Boshkovskit

Ashtu siç u paralajmërua sot është sjell vendimi se a do të ekstradohen apo jo ish agjentët maqedonas, Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski nga Greqia, njofton Portalb.mk.

Vendimi është miratuar, por do të publikohet më 5 janar pasi që seanca e sotme në Gjykatën e Selanikut nuk është mbajtur.

Arsyeja e anulimit të seancës së sotme ka qenë mungesa e përkthyesit në gjuhën maqedonase.

“Duke e pasur parasysh se është festë, njëri nga ata kërkoi para të majme që të punojë sot ndërsa të tjerët as që u brengosën. Në Selanik nuk ka shumë përkthyes në gjuhën maqedonase”, tha avokati i të akuzuarve, Petar Vasilev.

Jozyrtarish thuhet se Gjykata e Selanikut ka siguruar edhe përkthyes në gjuhën bullgare edhe pse Boshkovski dhe Grujoski në Greqi u arrestuan për shkak të pasaportave të vjedhura bullgare, sërish janë ankuar se nuk kuptojnë gjuhën bullgare.

Gjykimi ka qenë prapa dyerve të mbyllura, ndërkaq edhe pse u paralajmërua, Gjykata nuk pranoi që të dëshmojë bashkëshortja e Goran Grujoskit.

Grujovski dhe Boshkovski janë në paraburgim nën veprën penale falsifikim i pasaportave me të cilat u kapën më 18 tetor të 2017-s, në Selanik. Kjo porcedurë është ndarë veçmas dhe është caktuar për më 17 maj.

Krahas vjedhjes së pasaportave, Grujovski dhe Boshkovski akuzohen edhe për shkatërrim të dokumenteve dhe për të njëjtën vepër penale, më 8 nëntor Gjykata Penale e ka shpallur aktvendimin për shtatë të akuzuarit në rastin “Fortesa 2”, si rast i parë nga dhjetëra raste të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Goran Grujovski, ish kryeshef në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim është dënuar me 1 vit e gjysmë burg, ndërkaq gjashtë zyrtarët tjerë janë  dënuar me burgim me kusht, nëse nuk e përsërisin veprën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button