Janeva: Hoqëm dorë nga ngrirja e selisë së VMRO-së që mos ndikojmë në gjendjen politike

Hoqëm dorë nga ngrirja e pallatit të VMRO-DPMNE-së që të mos ndikojmë në gjendjen politike, deklaroi sot prokurorja speciale, Katica Janeva, në pyetjen e gazetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Menduam se duhet të vendosim në mënyrë tjetër për lëndën “Talir” sepse nuk duam të ndikojmë në gjendjen politike. Këtë kërkesë çdo moment mund ta dorëzojmë në Gjykatën Themelore, kjo ishte kërkesë procedurale dhe nuk ishte detyruese, tha Janeva.

Ajo shtoi se hetimi në këtë moment po përparon dhe se dy-tre muajt e ardhshëm pritet të ketë epilog.

Javën e kaluar Prokuroria Speciale Publike e tërhoqi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, me të cilën kërkohet nga Gjykata Supreme të konfirmojë se vendimi i Këshilli Gjyqësor, me të cilin u refuzua kërkesa e PSP-së për sigurimin e një pjese të pasurisë së partisë politike, ka qenë joligjore.

Hetimi për rastin “Talir” u hap për shkak dyshimit për financimin joligjor të VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button