Tre raste të kronikës së zezë në Çair, SPB Shkup jep detaje për aksidentin e katërfishtë (FOTO)

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit për Portalb.mk konfirmoi se mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur aksident i katërfishtë në Komunën e Çairit.

Sipas asaj që u tha nga SPB Shkup, aksidenti i trafikut ka ardhur pas ndeshjes së katër veturave të gjitha me regjistrim të Shkupit.

“Në ora 22:00 në rrugën “Kemal Sejfulla” ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet katër veturave. Reno Klio me regjistrim të Shkupit me vozitës Z.Q. (21 vj.), Opel Korsa me regjistrim të Shkupit i udhëhequr nga F.V. (33 vj.), Lent Rover me regjistrim te Shkupit A.SH. (54 vj.) dhe Golf me regjistrim të Shkupit me ngasës I.S. (28 vj.)”, njoftuan nga SPB Shkup.

Sipas SPB Shkup nuk ka viktima, por pesë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore.

“Me Ndihmën e Shpejtë të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Qytetit të Shkupit “Shën Naumi”. Në spital janë dërguar vozitësi F.V., A.SH., Y.Q. dhe bashkudhëtarë nga vetura Reno Clio me iniciale S.Q. (23 vj.) dhe N.B. (22 vj.). Nga ana e mjekut është konstatuar lëndime te lehta trupore”, njoftojnë nga SPB Shkup.

Nga atje thonë se në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ana e shërbimeve policore dhe po punohet ne drejtim të zbardhjes së plotë të rastit.

Përndryshe, dje në komunën e Çairit, në rrugën “Xhon Kenedi” kanë ndodhur edhe dy raste të tjera të kronikës së zezë, rasti i parë rezultoi me viktima kurse i dyti me lëndime të lehta trupore.

No automatic alt text available.

Image may contain: food

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button