fbpx

Tetovë, filloi largimi i shitësve ambulant

Inspektorati Komunal i Komunës së Tetovës në bashkëpunim me sektorin për punë të brendshme në Tetovë, nga dita e mërkurë filluan aksion të përbashkët për largimin e shitësve ambulant të cilët ushtrojnë veprimtari të paligjshme në pjesën qendrore të qytetit, njofton Portalb.mk.

Lirimi i hapësirave të uzurpuara publike në Sheshin Iliria, rrugët dhe trotuaret e qytetit në këtë periudhë të vitit bëhet edhe për shkak rritjes së fluksit të qytetarëve si rezultat i festave të fund vitit dhe rritjes së komunikacionit rrugor që vjen si pasojë e kthimit të mërgimtarëve.

Ky aksion i koordinuar do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që trotuaret dhe hapësirat publike të kthehen në funksion të qarkullimit të lirshëm të këmbësorëve, kurse veprimtaria ekonomike e shitësve ambulant të bëhet në pajtueshmëri me ligjin dhe në vendet e parapara për këtë aktivitet.
Komuna e Tetovës, njofton qytetarët se me rastin e festave të fund vitit organizon dhënie me qira të hapësirës publike për shitje të dhuratave dhe zbukurimeve për vitin e ri.

Thirrja e publike në të cilën është e shpjeguar mënyra e aplikimit: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button