Sigurimi i Gruevskit nuk e ka lejuar administratorin gjyqësor t’ia dorëzojë ftesën për në seancë

Sigurimi i Nikolla Gruevskit nuk e ka lejuar administratorin gjyqësor që t’ia dorëzojë ftesën për Gruevskit për seancën e sotme publike në Gjykatën e Apelit ku duhet të vendoset se a do të jenë “bombat” dëshmi në rastin “Titanik”, njofton Portalb.mk.

Siç tha gjykatësja Liljana Ivanova-Shopova, Gruevski disa herë është ftuar në shtëpinë e tij, por sigurimi nuk e ka lejuar t’ia dorëzojë ftesën, e as ata nuk kanë dashur ta marrin.

Në gjykatë u paraqitën ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Gjykata do të debatojë se 1.000 materialet e përgjuara a do të jenë dëshmi në procedurë.

Gjykata e Apelit diskuton pas ankesës pasi që Gjykata Penale me 20 nëntor të këtij viti i ka hedhur “bombat” si dëshmi në rastin “Titanik”.

Rasti “Titanik” është rasti i parë që e hapi Prokuroria Speciale e Maqedonisë ku të dyshuarit kanë kryer vepra penale duke kryer presione për të votuar, ndalesë votimi, dhënie të ryshfetit, shoqërim kriminal, shkelje e së drejtës zgjedhore, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore në vitin 2012.

Personat e dyshuar janë ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe sekretari i qeverisë së atëhershme, Kirill Bozhinovski, si dhe persona të tjerë, e kanë shfrytëzuar ndikimin dhe në shkallë lokale dhe shtetërore kanë krijuar grup për kryerjen e veprës penale, që të mundësojnë fitore të një partie të caktuar politike në zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button