Përfundoi marrja në pyetje në Gjykatën Penale, për një pjesë të të arrestuarve caktohen paraburgime

Në Gjykatën Penale në Shkup përfundoi marrja në pyetje e të arrestuarve të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit, ndërsa lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti.

Nga Gjykata për MIA-n deklaruan se vendimet për të gjithë të arrestuarit po përgatiten dhe se pritet që të publikohen gjatë ditës.

Mbrëmë u caktua masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh për pesë persona në mesin e të cilëve është edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe këngëtari operistik Igor Durllovski, i cili ishte pjesë e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.

Dy personave u është caktuar masë paraburgimi shtëpiak.

Deputetët të cilët u arrestuan dje janë liruar dhe për ta pritet përgjigje nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga i cili Gjykata kërkoi heqjen e imunitetit të deputetit.

Gjatë ditës së djeshme krahas deputetëve janë arrestuar edhe 20 persona të cilët përndiqen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button