Festat e nëntorit u kremtuan nga Lidhja e Nxënësve Shqiptarë (FOTO)

Festa e Alfabetit Shqip e cila është më 22 nëntor dhe e Ditës së Flamurit që është sot, më 28 nëntor, u kremtua nga Lidhja e Nxënësve Shqiptarë (LNSH) mbrëmë me një manifestim modest, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë manifestim, nga LNSH-ja u shprehën se bashkuan këto dy data në një ditë që të përcjellin mesazhin se Dita e Alfabetit është esenca e Nëntorit të dytë, të 28 nëntorit të 1912-s.

“Festat e nëntorit janë gëzim për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen në botë, pasi që këto ditë janë në vijën empirike të historisë. Bashkuam këto dy festa në një ditë të vetme, duke treguar se germat e alfabetit janë esenca e Nëntorit të dytë”, u shprehën nga LNSH-ja.

Kryetarja e LNSH-së, Ebru Zenel në lidhje me këtë rast u shpreh se ne udhëtojmë drejt shtigjeve të suksesit që të dëshmojmë se rinia është ardhmëria e një populli.

”Lidhja e Nxënësve Shqiptarë, si pir i shkollarëve udhëton në udhën e shkronjave, drejt shtigjeve të suksesit, duke i dëshmuar popullit tonë, se neve rinia, jemi ardhmëria e popullit tonë, dhe se çdo vit që del një gjeneratë e suksesshme, është një Nëntor i Tretë. Dëshmi për këtë, është edhe ky kremtim festash, gjë që dëshmon se ndriçimi e vlerave dhe traditave kombëtare është obligim për çdo shqiptarë, sot në herezinë e shekullit tonë,” tha mes tjerash kryetarja e LNSH-së, Ebru Zeneli.

Image may contain: one or more people and indoor

Image may contain: 8 people, people standing and indoor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button