Qeveria publikoi në internet dokumente dhe informata të reja të karakterit publik

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në faqen e saj zyrtare publikoi dokumente dhe informata të reja të karakterit publik, njofton Portalb.mk.

Në faqen zyrtare janë publikuar dokumente dhe informata që kanë të bëjnë me punën dhe aktivitetet e Sekretariatit të Përgjithshëm, zyrës së kryetarit të Qeverisë, zëvendësministrit të qeverisë të angazhuar për çështje ekonomike dhe për koordinim me resorët ekonomik, si dhe të disa ministrave pa resor.

Për herë të parë të qasshme në faqe janë buxheti i këtij viti dhe i vitit të kaluar, raportet revizore, planet për furnizim, lista e të punësuarve me emailin zyrtar dhe numrin e telefonit, rregulloret për sistematizim në vendet e punës, rregulloret për orientim, aktet ligjore dhe nënligjore në institucionet kompetente, listat me informata të karakterit publik, organogram për organizimin e brendshëm si dhe kalendar të ngjarjeve.

Dokumentet e theksuara gjenden në kategorinë “Informaci od javen karakter” (Informata të karakterit publik” në faqen zyrtare të qeveri të Republikës së Maqedonisë –  www.vlada.mk, dhe në faqen zyrtare të Ministrive të përcaktuara. Dokumentet janë publikuar në këtë link http://vlada.mk/InformaciiJavenKarakter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button