fbpx

Në mars seancë qeveritare e përbashkët Maqedoni – Serbi (VIDEO)

“Bashkëpunimi rajonal dhe lidhja rajonale është shumë e rëndësishme sepse pa një qetësi dhe stabilitet rajonal nuk ka integrime evropiane në Ballkanin Evropian”, tha kryeministria e Serbisë, Ana Bërnabiq pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev në Pallatin e Serbisë, njofton Portalb.mk.

Ajo tha se në seancën e përbashkët vitin e ardhshëm do të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme dhe shtoi se Serbia dhe Maqedonia do të përkushtohen në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

“Takimi është shenjë e mirë për të gjithë ne, kjo është shenjë se të gjitha çështjet e hapura mund të zgjidhen me dialog dhe ai është hap konkret për lidhshmërinë ekonomike”, tha Bërnabiq.

Zaev u shpreh se me miqtë duhet gjithmonë të ngrejmë telefonin dhe të bisedojmë për të arritur marrëveshje.

“Ajo që u kontraktua mes dy qeverive dhe në nivel më të lartë presidencial është që për çdo çështje, sado që të jetë e dhimbshme apo pozitive, çdoherë të ngremë telefonin dhe të bisedojmë dhe të arrijmë marrëveshje për atë që duhet, pasi miqtë ashtu bëjnë”, tha kryeministri i Maqedonisë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Lidhur me rastin me të punësuarin në ambasadën serbe në Shkup, i cili ishte në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill, gjatë incidenteve, Zaev tha se në atë frymë, në mënyrë shumë miqësore dhe diplomatike është gjetur zgjidhje për atë rast.

“Kemi bërë marrëveshje bilaterale, ne kemi tërhequr njeri tonin, Serbia të vetin”, tha Zaev.

Bënabiq tha se edhe takimi fokusohet në zhvillimin e doganës dhe lehtësimin e tregtisë me mallra ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë , por edhe infrastruktura e objekteve në përfundimin e Korridorit 10, ndërtimi i hekurudhës Budapest – Beograd -Shkup dhe lidhjes gazifikuese Vranje-Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button