fbpx

Në Krushevë nuk do të ketë festë në mbrëmjen e Vitit të Ri, paratë do të shfrytëzohen në infrastrukturë

Kryetari i ri i Komunës së Krushevës, Tome Hristoski paralajmëroi se në komunë nuk do të ketë festë në mbrëmjen e Vitit të Ri për shkak se ato para që harxhohen mund të shfrytëzohen për infrastrukturë rrugore, njofton Portalb.mk.

“Vetëqeverisja lokale pritjen e Vitit të Ri 2018 do t’ua lë kafeneve, diskotekave, restoranteve dhe hoteleve. Për shkak gjendjes së rëndë financiare në të cilën ndodhet arka e komunës vendosem që këto para t’i shfrytëzojmë për punë më prioritare, siç janë përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Krushevë dhe ne vendbanimet rurale. Me 31 dhjetor 2017 në komunë do të organizohet vetëm një koktej, ndërsa mbrëmjet argëtuese do t’ua lëmë sipërmarrësve lokal nga sektori i hotelerisë”, theksoi kryetari i komunës.

Ai gjithashtu ka theksuar se heq dorë edhe nga harxhimet jashtë Kumanovës, duke pasur parasysh se arka e komunës është në borxhe të mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button