fbpx

Propozim-buxheti 2018: Ja sa para janë ndarë për ndërtimin e objektit të universitetit “Nënë Tereza”

200 milionë denarë apo rreth 3 milionë e 252 mijë euro janë ndarë për ndërtimin e objektit të universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, këtë e deklaroi sot në konferencë për shtyp kryeministri Zoran Zaev, gjatë prezantimit të propozim – buxhetit për vitin 2018, njofton Portalb.mk.

“Për universitetin “Nënë Tereza” janë paraparë 200 milionë denarë për ndërtim të objektit, nisjen dhe realizimin e fazave fillestare, por është lënë hapësirë që nëse ka nevojë për buxhet shtesë i njëjti do të jepet varësisht nevojës”, tha Zaev.

Nga buxheti janë ndarë edhe 10 milionë denarë për rroga, qira të objektit të tanishëm dhe nevojave tjera, ndërkaq projekti ideor pritet që të mbarojë në fund të vitit 2017.

Ndryshe, Universiteti “Nënë Tereza” filloi me punë përpara 1 viti, ndërkaq vazhdimisht ka pasur problem me hapësirat.

Përpara një muaji, Universiteti e shpalosi vendimin e përzgjedhjes së projektit ideor për ndërtimin e kompleksit Universitar “Nënë Tereza” në Shkup.

Se si do të duket objekti mund ta shihni në videon e mëposhtme:

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close