Këshilli i Fakteve: Më shumë pengesa ka pasur nga gjykatësit e Gjykatës Supreme

Kryetari i Këshillit të Fakteve, Sasho Pocevski në emisionin e pranishëm në Televizionin Tellma tha se të gjithë gjykatësit për të cilët zhvillohet procedurë për atë se nëpër duart e tyre kaloi arrestimi i refugjatëve nga drejtësia, më së shumti pengesa të refugjatëve ka pasur nga gjykatësit e Gjykatës Supreme, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Këshillit të Fakteve, Sasho Pocevski konfirmoi se gjykatësit në Gjykatat themelore dhe apele i kanë marrë ftesat e dërguara përmes postës së porositur, por jo edhe nga Gjykata Supreme për të cilin Këshilli edhe më parë ankohej se u has në dyer të mbyllura.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski ka fituar kallëzim penal nga Këshilli sepse në shtator nuk ka lejuar inspektim në lëndën “Fortesa-Target”, por nga Prokuroria e Shkupit këto ditë e kanë hedhur kallëzimin si punë të pabazë, konfirmuan nga Prokuroria për Tellman.

Pas hetimit të Këshillit të Fakteve, Këshilli Gjyqësor është ai që vendos nëse mund të sanksionohen gjykatësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button