Zaev: Nuk frikohem nga atentati i mundshëm, për të cilin më kanë paralajmëruar

Analistët e Sigurisë e kanë paralajmëruar kryeministrin Zoran Zaev, për rrezik nga atentati. Këtë e deklaroi vetë Zaev në një intervistë në një emision në Mal të Zi “Zhiva Vistina”. Ai ka theksuar se me uljen në karrigen e kryeministrit e ka pranuar përgjegjësinë që të sjell vendime shtetërore për të mirën e qytetarëve,  njofton Portalb.mk.

“Tani disa analistë rreth meje thonë se tani ti je në rend. Nëse duhet diçka të ndodhë, le të ndodh, unë pranova të jem kryeministër i vendit tim dhe të shtetit tim, jam i gatshëm që të sjell vendime të cilat i presin qytetarët e mi, me çdo çmim, çfarë të ndodh le të ndodh”, deklaroi Zaev.

Përveç asaj, Zaev në intervistë foli edhe për marrëdhëniet me fqinjët, por edhe për rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

LEXO: Zaev: Presim reagim të ashpër nga Rusia për anëtarësimin në NATO, jemi të përgatitur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button