Zaev: Presim reagim të ashpër nga Rusia për anëtarësimin në NATO, jemi të përgatitur

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në intervistë për radion malazeze “Antena M” deklaroi se NATO dhe BE janë alternativa e vetme për Maqedoninë, dhe se pret reagim të ashpër nga Rusia kur do të vijë koha për pranimin e vendit në Aleancën Veriatlantike, njofton Portalb.mk.

Zaev në emisionin “Zhiva vistina” tha se është i përgatitur për reagim të ashpër nga Moska, njësoj si ishte rasti me pranimin e Malit të Zi në NATO.

“Kanë reaguar për Malin e Zi, ne jemi të përgatitur sepse vendi im nuk ka alternativë tjetër. Përsëris, ne duam ta avancojmë bashkëpunimin me Rusinë, duam që atje p.sh. më shumë të shesim domate, lakra dhe prodhime të tjera bujqësore. Megjithatë, ne kemi alternativë, zgjedhja jonë është BE dhe NATO”, theksoi Zaev.

Ai tha se është i përgatitur për gjithçka për realizimin e këtyre qëllimeve sepse, siç tha, është opsioni i vetëm.

“E di se ka pasur përpjekje për likuidim dhe mirë që në kohë u reagua dhe u ndërpre. Disa alternativa më thonë – tani ti je në radhë. Nëse diçka duhet të ndodhë, le të ndodhë. Unë e kam pranuar punën e kryeministrit, vendit tim i duhet lider dhe jam i përgatitur të sjell vendime se çfarë vendime presin qytetarët tanë, pas çdo çmimi, le të bëhet çfarë të bëhet”, deklaroi Zoran Zaev duke shtuar se është i sigurt se Maqedonia do të jetë vendi i 30, anëtar i NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button