Kozias: Çështjen e emrit do ta zgjidhim në 2018

Qeveria ka qëllim që të zgjidh çështjen e emrit me Maqedoninë, deklaroi ministri i punëve të jashtë të Greqisë, Nikos Kozias, për gazetën greke “Katimerini”, përcjell Portalb.mk.

Kozias thitë se plaga nacionale e cila u hap para 26 viteve do të shërohet deri në vitin 2018, shkruan Katimerini.

“Besoj se çështja e emrit do të zgjidhet deri në gjysmën e parë të vitit 2018”, deklaroi Kozias. Sipas tij në të kundërtën do të ketë ‘komplikime të mëdha’. Ai shtoi se pas zgjidhjes së tij do të ngelen “tre katër muaj burokraci në Kombet e Bashkuara”.

Sipas ministrit, kjo çështje duhet të zgjidhet deri në fund të 2018, ngase në vitin 2019 do të ketë zgjedhje si në Greqi ashtu edhe në Maqedoni.

“Nuk do të jetë vit i mirë për tu ballafaquar me zgjidhen e kësaj çështje, të kësaj natyre, pasi që jemi në mes të kampanjës zgjedhore, kurse probleme të këtilla duhet të zgjidhen ne atmosferë reklamuese”, tha Kozias.

Në komentin e publikuar në këtë gazetë shkruhet se ‘ nuk duhet të krijohen iluzione se Greqia mund të arrij marrëveshje ku do të fitojë gjithçka. Me të vërtet shpresoj që Kozias do të arrin marrëveshje, por mendoj se ai po i neglizhon implikimet politike për Qeveri, për SIRIZA dhe për partitë tjera që pritet ta përkrahin marrëveshjen. Gjithashtu frikësohem se të gjithë deputetët nga Maqedonia apo Trakia do të japin mbështetje. Partneri i koalicionit Panos Kamenos tani më i drejtojë paralajmërimet e para”, tha autori i komentit Stavros Simas.

Ndërkaq pas zgjedhjeve lokale të cilat u zhvilluan në Maqedoni, pritet që të intensifikohen veprimet qeveritare lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, gjë që do të zhbllokonte procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button