Maqedoni, gjasa reale për t’u zgjidhur çështja e emrit me Greqinë

Pas zgjedhjeve lokale të cilat u zhvilluan në Maqedoni javën që lamë pas, pritet që të intensifikohen veprimet qeveritare lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, gjë  që do të zhbllokonte procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk. Njohësit e politikës së jashtme thonë se pritet që negociatat me shtetin fqinj të vazhdojnë në mënyrë intensive dhe se nuk është çudi që brenda vitit 2018 të zgjidhet kjo çështje.

Ish diplomati Alajdin Demiri thotë për Portalb.mk se beson se tani pas zgjedhjeve lokale, më shumë do të punohet dhe do t’i kushtohet rëndësi eurintegrimeve dhe zgjidhjes së çështjes së emrit.

Alajdin Demiri
Alajdin Demiri

“Sa kam unë informacion, është duke u punuar intensivisht sidomos tani pas zgjedhjeve lokale pasi që pasi që pengesa reale u mënjanua, dhe VMRO pësoj një humbje të madhe, e hapin rrugën për zhvillimin e procesit së çështjes së emrit. Këtu tani paraqitet pengesë tjetër e ajo është përsëri Greqia, ngase tani apetitet e saj rriten në një nivel më të lartë dhe nuk e di se a do të gjendet kompromisi aty, mirëpo situata është që posaçërisht brenda në Maqedoni për herë të parë është disponimi dhe klima që ky problem të zgjidhet dhe këtu ka kapacitet për tu zgjidhur”, tha për Portalb.mk, Demiri.

Ai shtoi se mendon se teknikisht tani më janë krijuar kushte për fazën e referendumit për të zgjidhur kontestin e emrit.

“Sjellja e Zaevit në këtë fazë është në fazë të përgatitjes në një referendum eventual, fakti që VMRO humbi kaq, ai me referendum do të llogarit votat e shqiptarët dhe ato vota që i ka LSDM-ja kështu që teknikisht për fazën e referendumit janë të krijuara kushtet. Pjesa tjetër është ajo që nuk varret vetëm nga Maqedonia, por edhe Greqia nuk është stabile në këtë aspekt, se a do të zgjidhë apo jo këtë problem, ose ta ruajë si rezervë për raportet e saj me bashkësinë evropiane. Po gjithsesi gjashtë mujori i ardhëm do të çel problemin e emrit dhe kërkimin e zgjidhjes së problemit në partneritet me Greqinë dhe me Organizatat e Kombeve të Bashkuara”, shtoi Demiri.

Ish ministri i punëve të jashtme, Denko Maleski thotë për Portalb.mk se nëse ka angazhim të fortë nga ana e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian dhe kuptohet bashkëpunim nga ana jonë ka gjasa që të arrihet ndonjë zgjidhje.

Denko Malevski
Denko Malevski

“ Mendoj se tani pas zgjedhjeve shumë më fuqishëm do të fillohet të punohet në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe nëse ka angazhim të fortë nga ana e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian dhe kuptohet bashkëpunim nga ana jonë ka gjasa që të arrihet ndonjë zgjidhje, nëse jo zgjidhje të plotë të problemit, besoj që do ketë zgjidhje që do të na i hapë portet drejt anëtarësimit në NATO”, tha për Portalb, Maleski.

Greqia dhe Maqedonia kanë çështje të hapur për emrin që nga pavarësimi i Maqedonisë në vitin 1991. Në vitin 1995, Kombet e Bashkuara u bënë ndërmjetës në zgjidhjen e emrit duke dërguar person special si mediator. Deri më sot, ndërmjetësimi nuk ka sukses. Greqia pretendon se shteti i Maqedonisë është duke e përdorur emrin e regjionit verior grek i cili mban emrin Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button