Në fillim të javës do të dihen zëvendësuesit e Merkos dhe Taravarit në Qeveri

Së pari u paralajmërua për këtë vikend, por takimet ndërmjet partive politike parlamentare rreth ndryshimit të kabinetit qeveritar do të zhvillohen javën e ardhshme, kur do të jetë e qartë se kush do t’i zëvendësoj kryetarët e ri të zgjedhur per Strugën dhe Gostivarin, Ramiz Merko dhe Arben Taravari, që ishin ministra për investime të huaja dhe shëndetësi, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri dhe njëherit lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se takimet do të mbahen në frymën e zgjerimit të shumicës parlamentare, me të gjitha partitë dhe deputetët e pavarur që janë gati të jenë pjesë e shumicës për ndryshime të mëdha.

Edhe pse shfaqën pakënaqësi për shkak se LSDM direkt përkrahi kandidatët për kryetar të BDI-së në zgjedhjet lokale, Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë reformuese dhe nuk do të lëshon shumicën parlamentare deri në realizimin e premtimeve që dha për votuesit e saj gjatë fushatës.

Ndërkaq redaksia e Portalb.mk, nga burime partiake mëson se ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket emrave se kush mund të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, megjithatë sipas të njëjtave, insistohet që këtë pozitë ta marrë dega e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button