Ja nga cili qytet do të vjen ministri i ri i Shëndetësisë

Fitorja e Arben Taravarit për kryetar të Komunës së Gostivarit, ka krijuar hapësirë që në opinion dhe në media të caktuara të përmenden emra eventual për ministër ri të Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Redaksia e Portalb.mk, nga burime partiake mëson se ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket emrave se kush mund të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, megjithatë sipas të njëjtave, insistohet që këtë pozitë ta marrë dega e Tetovës.

“Janë dezinformata emrat që tani për tani përmenden në opinion. Këtyre ditëve do të mbajmë mbledhje për t’i analizuar rezultatet e zgjedhjeve, ku do të konstatojmë situatën e krijuar, por edhe do t’i analizojmë rezultatet. Ajo çka mund të thuhet është se vendin e Taravarit ka gjasa të mëdha që ta merr dega e partisë në Tetovë, gjegjësisht ndonjë anëtar i kryesisë qendrore”, thonë burimet partiake të Portalb.mk.

I kontaktuar nga Portalb.mk, Taravari tha se ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë atë, pasi që për atë vendos partia, ndërkaq tha se e pret certifikatën nga Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve që të fillojë me punë në Gositvar.

“Nuk dihet se kush do të jetë në vendin tim në Ministrinë e Shëndetësisë, për atë do të vendosin organet e partisë. Pres që të ma dërgojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve që të ma dorëzojnë certifikatën për kryetar të komunës dhe menjëherë atje të fillojë me punë”, tha për Portalb.mk, Taravari.

Ndryshe, Taravari, në kolltukun e ministrit të Shëndetësisë qëndroi rreth 4 muaj e gjysmë, nga 1 qershori kur e mori funksionin nga Nikolla Totodrov. Taravari sot e ka pasur takimin e fundit me ekipin e Ministrisë, ndërkaq pritet që këto ditë edhe zyrtarisht të transferohet në objektin e Komunës së Gostivarit. Derisa të zgjidhet ministri i ri, me Ministrinë do të udhëheq zv/ministri aktual, Goce Çakarovski.

Takimi i fundit i Taravarit me ekipin e Ministrisë së Shëndetësisë

Takimi i fundit i Taravarit me ekipin e Ministrisë së Shëndetësisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP