Qeveria e Maqedonisë dhe e Bullgarisë në seancë të përbashkët në Strumicë këtë muaj

Me 23 nëntor në Strumicë do të mbahet seanca e përbashkët e Qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë, njoftuan nga shërbimi informativ i qeverisë së Bullgarisë. Në seancë do të diskutohet për temat e interesave të përbashkëta, ndërsa në fokus do të jetë avancimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, njofton Portalb.mk.

Seanca do të përfundojë me vendosjen e kurorave në përmendoren e ish-kryetarit të Maqedonisë, Boris Trajkovski.

Mbajtja e seancës së përbashkët u konfirmua gjatë kohë kur ishte kryeministri bullgar, Bojko Borisov në Maqedoni kur u nënshkrua marrëveshja për fqinjësi të mirë.

Qeveria e Maqedonisë mori vendim për seancë të përbashkët edhe me Qeverinë s Shqipërisë që duhet të mbahet me 2 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button