fbpx

Festivali i Teatrove në Ferizaj, “Tartufi” dhe “Armiku i Popullit” ndër shfaqjet më të çmuara

Festivali i Teatrove në Ferizaj i cili të shtunën në mënyrë solemne përmbylli edicionin e saj të 47, shfaqjen “Tartufi” dhe “Armiku i Popullit” i vlerësoi me më së shumti çmime, njofton Portalb.mk.

No automatic alt text available.Shfaqja “Tartufi” nga Teatri Migjeni në Shkodër mori çmimin ‘regjia më e mirë’ që i takoi regjisorit Kushtrim Bekteshi,  ‘aktorja më e mirë’, çmimi “Adriana” i shkoi aktores Rita Gjeka, për rolin e Dorinës në këtë shfaqje. Kësaj shfaqje i shkoi edhe çmimi ‘kostumografia më e mirë‘ që i shkoi Samka Ferrit për kostumet e kësaj shfaqjeje.

Shfaqja “Armiku i Popullit” nga Teatri Bekim Fehmiu në Prizren mori çmimin ‘aktori më i mirë’, “Ismail Rama” me aktorin Shpëtim Selmani, për rolin e DR. Stokman, çmimin ‘roli episodik më i mirë’ me aktorin Afrim Kasapolli dhe çmimin ‘skenografia më e mirë’ me skenografin Petrit Bakalli.

Shfaqja G” nga Teatri Shqiptar Shkup në regji të Sulejman Rushiti mori çmimin ‘shfaqja më e mirë’ dhe ‘roli dytësor më i mire mashkull’ me aktorin Fisnik Zeqiri.

Shfaqja “Per Gynti nga Kosova” i Qendrës Multimedia në Prishtinë u vlerësua me çmimin ‘roli dytësor më i mirë femër’ me aktoren Donikë Ahmeti.

Ndryshe, Festivali i Teatrove në Ferizaj, i cili këtë vit kishte edicionin e 47 të tij, për shtatë ditë radhazi shpalosi shfaqje nga vendet të ndryshme. Në natën e tetë të tij, të shtunën u ndanë edhe çmimet për më meritorët të përzgjedhur nga juria ku pjesëtar ishin: Selman Jusufi, Erson Zymberi dhe Vjosa Abazi.

Image may contain: one or more people and indoor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button