Kaq është dalja e votuesve deri në orën 17 në Tetovë (VIDEO)

17.30 – Deri në orën 17, sipas kryetarit të Këshillit Zgjedhor komunal në Tetovë, Nazim Dauti kanë dalë të votojnë 37.17%. Sipas tij, numri është më i vogël se sa në rrethin e dytë, për  1750 votues nga të gjitha 170 vendvotimet, njofton Portalb.mk.

Dauti njofton se është rikthyer rryma në Malësinë e Sharrit dhe sipas tij “nuk ka qenë parregullsi por këshillat vendor janë frikuar që mos të punojnë në errësirë dhe të realizohet procesi siç duhet, EVN Maqedoni ka intervenuar në kohë dhe është rregulluar defekti i cili është shkaktuar nga era e fortë” tha Dauti.

17.00 – Në Malësinë e Sharrit të komunës së Tetovës rrezikohet të pezullohet procesi zgjedhor për shkak të një defekti të energjisë elektrike në këtë zonë, njofton Alsat M, përcjell Portalb.mk.

Nga Komisioni Zgjedhor Vendor bëjnë me dije se kanë njoftuar menjëherë ndërmarrjen “EVN Maqedoni” për defektin në fjalë dhe për dëmet që mund të shkaktojë kjo ndërprerje e energjisë në vijimin e procesit zgjedhor.  Nga ana ndërmarrjes energjetike janë përgjigjur se po bëjnë të pamundurën për të riparuar defektin elektrik të shkaktuar por, nuk japin detale se për çfarë defekti bëhet fjalë dhe sa i rëndë është ai.

Ndryshe,në tërësi procesi zgjedhor në komunën e Tetovës po vazhdon i qetë dhe pa probleme.

13.30- Deri në orën 13, sipas kryetarit të Këshillit Zgjedhor komunal në Tetovë, Nazim Dauti kanë dalë të votojnë 19.63%. Procesi zhvillohet pa probleme, njofton Portalb.mk.

Qytetarët e Tetovës po votojnë për kryetarin e komunës së tyre, të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe procesi po zhvillohet në regull dhe pa probleme. Sipas kryetarit të Këshillit Zgjedhor komunal në Tetovë, Nazim Dauti, deri në orën 10, dalja e qytetarëve është 4.81 %, njofton Portalb.mk.


Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button