Arrestime për blerje të votave në Strugë?! Flasin nga SPB Ohër

Nga Sektori i Punëve të Brendshme të Ohrit, zëdhënësi Stefan Dimovski për Portalb.mk është deklaruar për lajmet në lidhje me arrestimin e tre personave për blerje votash në Strugë.

Ai ka thënë se këto lajme dhe informatat se nga SPB Ohër kanë arrestuar tre persona nën akuzën “blerje votash” janë plotësisht spekulime dhe të pavërteta.

“Ne kemi hulumtuar sot gjatë tërë paradites për këtë informatë apo situatë. SPB Ohër nuk ka bërë asnjë arrestim të asnjë personi për blerje votash. Informatat e publikuar në media janë plotësish të pavërteta, sepse as që ka dyshime për blerje votash e lëre më të ketë arrestime”, tha Dimovski, raporton Portalb.mk.

Duke bërë të ditur se “Policia e Ohrit në vazhdimësi ka punuar në këtë pikëpamje të kësaj dukurie mirëpo nuk ka pasur raste të tilla” Dimoski apeloi “që të mos spekulohet gjatë kësaj periudhe dhe të mos publikohen lajme të pa verifikuara”.

Ndryshe, dje dhe sot mediat në Maqedoni nxorrën informatën se në Strugë janë arrestuar tre persona për veprën penale “blerje votash” duke thënë se këto informata janë të marra nga SPB Ohër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button