Barnat e falsifikuara, Avokati i Popullit do të hetojë importin paralel të barnave

Avokati i Popullit ka filluar të hetojë për importin paralel të barnave dhe hamendësimin e ndërmarrjeve të huaja se 40% e barnave të importuara janë të falsifikuara. Siç njoftojnë nga “NOVA TV“, Avokati i Popullit tashmë është drejtuar në Agjencinë e Barnave “Mallmed” ku kanë kërkuar burimin e këtyre barnave, prejardhjen e tyre, si kanë hyrë, si transportohen dhe si ruhen. Të njëjtat pyetje i kanë drejtuar edhe te barnatoret, njofton Portalb.mk.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti“Jemi brengosur shumë kur e dëgjuam këtë informatë, e ndjekim këtë situatë, hulumtimet e gazetarëve dhe ankesat e qytetarëve. Kemi kërkuar informacione fillestare nga Agjencia e Barnave, hapi i radhës do të jetë që të hyjmë atje dhe të shohim se për çfarë bëhet fjalë. Konsiderojmë se bëhet fjalë për punë shumë serioze dhe do ta hetojmë këtë rast deri në fund”, tha Ixhet Memeti.

Memeti theksoi se në veçanti do të interesohet edhe për atë se furnizimet e barnave a shkojnë nëpërmjet Këshillit të Furnizimeve Publike, nëpërmjet cilit “qeveria paraprake ka kontrolluar firmat”.

Reagimi i Avokatit të Popullit erdhi pasi që në media u fillua të hetohet për importin paralel të barnave kurse reagim erdhi edhe nga Asociacioni i Diabetit të Fëmijëve “Balans MK” të cilët dyshonin në cilësinë e insulinës.

Asociacioni i Ndërmarrjeve të Huaja Inovative në Maqedoni “Farmabrend nova” ka dyshime se 40% e barnave nga importi paralel janë të falsifikuara. Sipas të dhënave të “Mallmed” vitin e kaluar rreth 70% e barnave nga importi paralel janë dedikuar për mjekim spitalor, kurse 30% e tyre janë marrë me receta në barnatore.

Barnat e importit paralel janë ato të cilat nuk vijnë drejtpërdrejt nga prodhuesi por nga vendi i tretë i prodhimit të tyre kurse drejtimi i transportit të tyre shpesh herë nuk dihet.

Qeveria e kaluar e Maqedonisë, në vitin 2012 pati vendosur që kjo mënyrë e importit të barnave të ul çmimin e barnave. Por, në vend se nga shtetet e Bashkimit Evropian, ku ka kritere të larta për import paralel, u vendos që barnat të merren nga Turqia dhe Rusia. Ndërkaq, Turqia e ka të ndaluar importin paralel të barnave në shtet.

NOVA TV” ka vërejtur të dhëna se si tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë marrë barna vdekjeprurëse.

Shenjat e para të mangësisë së importit paralel të barnave në Maqedoni u shfaqen që kur të sëmurët me diabet ankoheshin për problemet e tyre, si pasojë se insulinat me të cilat furnizoheshin nuk kishin efekt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button