Mbi 12.000 nënshkrime në peticionin e ligjit kundër pirjes së duhanit

Peticionin kundër ndryshimeve të reja ligjore të ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit që parashikohet nëpër restorante në të cilët shërbehen ushqime të mos lejohet pirja e duhanit, ndërsa pronarët e kafeneve vetë të vendosin se a mund të pihet duhan deri tani e kanë nënshkruar 12,101  persona, njofton Portalb.mk.

“Kësi lloj ligji nuk është i nevojshëm”, “Iniciativë e pakuptimtë”, “Prioritet le të jetë shëndeti i qytetarëve”, “Ligji i tanishëm është një ndër ligjet e rralla të mirë që kemi”, “Të kthehemi një hap pas”… janë këto disa nga komentet që qytetarët i kanë shkruar për peticionin.

Qeveria nuk ka qëndrim për ndryshimet e ligjit për pirjen e duhanit

Qeveria me 19 tetor në seancë duhej t’i shqyrtojë ndryshimet e propozuara dhe të dalë me qëndrim pas kësaj çështje, por vendosën të mos kenë mendim dhe ndryshimet i kthyen në Kuvend.

“Qeveria në seancën e sotme vendosi se nuk ka mendim për propozim-ligjin për ndryshime të ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit me propozim të deputetëve nga Kuvendi të Republikës së Maqedonisë dhe i njëjti u kthye në procedurë parlamentare”, thuhej në kumtesë.

Nga qeveria në mënyrë plotësuese theksuan se në planin e parë do ta vendosin shëndetin e qytetarëve, duke potencuar se nuk do të sjellin vendime të shpejta, pa konsultim të gjerë me qytetarët. Paralajmërojnë debat publik ku do të dëgjohen të gjitha palët.

Ministria e Shëndetësisë është kundër propozim-ligjit

Kundër ndryshimeve të reja ligjore u shprehën edhe nga Ministria e Shëndetësisë ku theksojnë “se pirja e duhanit është zgjedhje personale, por duhanpirja pasive jo”.

“Qëndrimi i Ministrisë së Shëndetësisë është se duhet të mbahet llogari për shëndetin e popullatës. Pasojat e dëmshme nga pirja e duhanit janë faktor-rreziku që tashmë dihen për sa i përket shëndetit të njerëzve dhe sipas asaj MSH-ja nuk mund të promovojë leje dhe të përkrah politika të cilat janë të dëmshme për njerëzit. Pirja është zgjedhje personale, por duhanpirja pasive jo”, njoftojnë nga MSH-ja.

Për të parë propozim-ligjin e plotë: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button