Zahariev: E gjithë qeveria është kundër meje, më ndjekin vetura të paregjistruara

Kryetari aktual i Shtipit dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e ardhshëm, Ilço Zahariev tha se kundërshtar i tij për këto zgjedhje lokale nuk është vetëm LSDM-ja, por e gjithë Qeveria. Zahariev tha se kundër tij po keqpërdoren edhe resurset e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se vazhdimisht, siç tha,  ndiqet nga vetura të pa regjistruara, njofton Portalb.mk.

“E gjithë Qeveria është kundër meje, jo vetëm Bllagoj Boçvarski. Në vend se të përqendrohen në projektet qeveritare, organizojnë mitingje ku vetë thonë se vinë të më rrezojnë mua. Dhjetë vite kanë dërguar vetura të më ndjekin. Disa nga to nuk kanë tabela të regjistruara, nuk janë në sistem. Përveç kësaj dërgojnë inspektorë të ndalojnë ndërtimin e rrugëve që janë filluar në komunë. Është e dukshme se në Shtip do të zhvillohet beteja për Maqedoninë”, tha Zahariev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button