Djali i Mijallkovit në bisedë informative, ja çfarë tha përpara hetuesve

Ka mbaruar biseda informative e Jordan Mijallkovit, djalit të ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, njofton Portalb.mk.

Ai është ftuar që të japë deklaratë në lidhje me protestat e dhunshme në Kuvend më 27 prill, ku u fotografua se edhe ai ka qenë bashkë me turmën brenda objektit të shtëpisë legjislative.

Jordan Mijallkov përpara hetuesve ka thënë se ka qenë në protesta, dhe shpesh ka marrë pjesë. Në Kuvend ka hyrë shkurt, që të përshëndetet me një anëtarë të sigurimit të babait të tij, kur ka qenë drejt i DSK-së.

Jordan Mijallkov duhej të merret në pyetje më 28 shtator, por atëherë nuk është paraqitur në stacionin policor, pasi që ashtu siç njoftuan mediat ai ka qenë në udhëtim jashtë vendit.

Ai është i ftuar të merret në pyetje me kërkesë të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila po e udhëheq rastin për të enjten e përgjakshme.

LEXO: Hulumtim: Ja kush është Sasho Mijallkov (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button