Djali i Mijallkovit nuk u paraqit për marrje në pyetje në polici, ai është në udhëtim

Ish-mbrojtësi i Sasho Mijallkovit, Allen Zekirov dhe i afërmi i tij Bllazho Petrevski u përgjigjën në ftesën e Prokurorisë për krimin e organizuar dhe u paraqiten në marrjen në pyetje në stacionin policor në Kisella Vodë, njofton Portalb.mk.

Djali i Sasho Mijallkovit, Jordan Mijallkov, i cili gjithashtu u ftua në pyetje nuk u paraqit në stacionin policor Kisella Vodë. Siç mëson Televizioni 24, Jordan Mijallkov ndodhet në udhëtim, ndërsa ftesa nuk i është dërguar në mënyrë të rregullt.

Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar i ka ftuar personat Jordan Mijallkov, Allen Zekirov dhe Bllazhe Petrevski sot të paraqiten në stacionin policor për ngjarjet që lidhen me sulmin e përgjakshëm në Kuvend.

Jordan Mijallkov u vërejt në fotografitë si së bashku më turmën ka hyrë në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button